Kiara dhe Luizi përloten për shkak të nominimit, Dea: O çifti mos e vrisni mendjen për asgjë

Në spektaklin e kaluar dolën në nominim dy prej banoreve më të komentuara të këtij edicioni aktorja Olta Gixhari dhe moderatorja Kiara Tito. Dyshja tashmë janë në një televotim që pritet ta eliminojë njërën nga të dyja të shtunën e ardhshme gjatë spektaklit të radhës.

Menjëherë pasi u njoftuan që dy banorët janë në nominim, këngëtari Luiz Ejlli ka dhënë një deklaratë se në rast që Kiara është ajo që eliminohet ai gjithashtu do të largohej me të nga shtëpia e famshme. Ai ka qëndruar i heshtur në shtëpi pasi ka frikë se mos eliminohet Kiara. Ditën e sotme çifti biseduan dhe ranë dakord që Luizi të vazhdojë lojën e gjatë bisedave u prekën, madje u përlotën.

‘Mos qaj’- i thotë Kiara e më pas qëndrojnë të përqafuar së bashku për një kohë të gjatë.

Kiara: Hajde se në shtëpi do shkojmë

Dea: O çifti mos e vrisni mendjen për asgjë more

Luizi: Ne po bëjmë dashni moj me imagjinatë

Kiara: Mos mu mërzit aman se nuk të shikoj dot më kështu në shtëpi, që nuk më flet. Ça do mendosh më? Iku.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *