Kevin Jacobs reagon pas nominimit Olta-Kiara

Jehona e nominimit të fortë mes Oltës dhe Kiarës ka mbërritur edhe në Kanada. Fituesi i ‘Big Brother Kanada’, Kevin Jacobs, nga i cili Luizi frymëzohet për planet, e ka një koment për atë që po ndodh. Në një video të postuar në rrjetet sociale, Kevin thotë se duhet të shpëtohet Kiara, pasi në këtë mënyrë shpëtohet edhe Luizi.

Ai nuk e ka idenë se çfarë po bën Luizi në lojë, por aludon se e gjitha kjo mund të jetë një strategji e tij.

“E pashë një episod, unë nuk di shqip por ja përmbledhja e asaj që pashë në ‘Big Brother VIP Albania’. Të gjithë analizuan, kishte disa klipe sesi Kiara po bënte diçka të keqe, nuk e di arsyen por ajo u nominua me Oltën. Di që Olta është konkurrentja e Luizit, e Kiara është e dashura. Për Kiarën, na duhet ta votojmë se na duhet që Luizi të qëndrojë, ndoshta është vetëm strategji, unë nuk di shqip, ndaj e gjitha mund të jetë gabim, por jepi Luiz.”

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *