Kështu ia ka fituar zemrën Beniadës, Blert Hajdari

Së fundmi, ish-banorja e “Big Brother Vip Albania” Beniada Nishani, ka qenë në qendër të vëmendjes për romancën e saj me Blert Hajdarin ose siç është njohur gjerësisht për publikun si vëllai i Arbër Hajdarit.

Ndonëse ata vetë nuk e kanë konfirmuar, të gjitha detajet tregojnë se Blerti dhe Beniada janë çifti më i ri i showbiz-it.

Edhe pse ndonëse nuk ka përmendur emra, Beniada ka treguar se si ja ka fituar zemrën Blerti.

“Me qetësi, ëmbëlsi. Kur njeriu është vetvetja, e arrin atë që do. Kjo është gjëja që më pëlqen më shumë te njerëzit”, u shpreh Beniada në “E Diell”.

Kujtojmë që më herët në emisionin që ajo vetë moderon, Beniada Nishani u vendos në siklet duke u ngacmuar nga regjia, të cilët e pyetën nëse do të jetonte me prindërit e partnerit.

”Unë jam rritur me gjyshet e mia dhe nuk ka gjë më të bukur të jetosh me vjehrrin dhe me vjehrrën. Unë jam pro. Edhe kush ka mundësinë ekonomike gjëja më e rëndësishme është mami dhe babi dhe jo vetëm të tutë, por edhe mami dhe babi i burrit. Ata e kanë bërë burrin që ke zgjedhur”,-u përgjigj Beniada Nishani.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *