Këshillimi Kombëtar mbyllet më 31 mars, Rama: Qytetarët kanë shprehur opinionet e tyre

Kryeministri bën me dije se kanë shprehur opinionet e tyre në lidhje me çështjet kryesore që janë shtruar më shumë se 510 mijë qytetare.

Procesi i Këshillimit Kombëtar do të mbyllet me 31 mars. Lajmi është bërë me dije nga kryeministri Edi Rama, i cili me anë të një postimi në Facebook, bën me dije se më shumë se 510 mijë qytetarë kanë shprehur opinionet e tyre lidhur me çështje të rëndësishme, por nuk ka bërë me dije se kur rezultatet do të bëhen me dije për pjesën tjetër të publikut.

Njoftimi i plotë:

Më 31 mars mbyllet procesi i Këshillimit Kombëtar, ku prej muajit janar përtej të gjitha pritshmërive, 513,790 qytetarë kanë dhënë opinionet e tyre për secilën nga temat e pyetësorit tonë. Kush ende nuk është përfshirë ka të gjithë mirëkuptimin tonë dhe në çdo rast, ka edhe disa ditë që të mundet t’i bashkohet nismës për të dhënë opinionet e veta, përmes platformës www.keshillimikombetar.al apo duke kthyer me postë pyetësorët e plotësuar.

Këshillimi Kombëtar është një nismë e marrë nga Qeveria dhe e prezantuar nga vetë kryeministri Edi Rama. Kreu i qeverisë kërkon të marrë mendimin e qytetarëve për disa çështje të rëndësishme të politikave publike. Mendimi merret me anë të një pyetësori me 12 çështje, që kanë të bëjnë me ekonominë, punën, familjen, drejtësinë, luftën kundër kriminalitetit, apo procesin e integrimit evropian të vendit. Në këtë formular janë shtruar çështje si psh: për “Ballkanin e Hapur”, legalizimin e kanabisit mjekësor, etj, nga të cilat Rama kërkon të dijë mendimin e qytetarëve.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *