Gjumi është mjaft i rëndësishëm për shëndetin e njeriut dhe ndikon në gjithë aktivitetin e tij. Nëse nuk kemi gjumë të qetë, apo më keq akoma vuajmë nga pagjumësia, atëherë përherë ndihemi të pafuqishëm dhe fillojnë edhe problemet shëndetësore.
Pagjumësia sjell shumë shpejt humbje në peshë. Për të shmangur problemet që vijnë nga mungesa e gjumit, ju duhet të keni parasysh disa këshilla se si të flini të qetë. Kryeni ushtrime fizike. Shmangni dritat e tepërta. Mos krijoni zhurma. Mos përdorni telefona apo kompjuterë para gjumit. Mos pini kafe pasdite. Lexoni një libër para se të flini. Mos pini alkool. Hiqni mendimet negative. Bëni një dush. Gjeni pozicionin e duhur për të fjetur.
Një pushim i mirë gjatë natës shpesh neglizhohet si një komponent i rëndësishëm i shëndetit. Ekspertët rekomandojnë që të rriturit e moshës 18-60 vjeç të flenë të paktën shtatë deri në nëntë orë çdo natë.
Shumë pak ose shumë gjumë shoqërohet me një rrezik të shtuar të depresionit, diabetit, sëmundjeve të zemrës dhe madje edhe vdekjes.
Por të flesh për të paktën shtatë orë të plota çdo natë nuk është gjithmonë e lehtë. Për fat të mirë, një shumëllojshmëri pijesh që nxisin gjumin mund t’ju ndihmojnë të kapni disa orë më shumë gjumë kualitativ