Këngëtari i njohur del sërish përpara gjykatës, ja arsyeja

Ed Sheeran do të dalë sërisht para gjykatës. Pas “Shape of You” një tjetër këngë e këngëtarit të njohur është akuzuar për plagjaturë. Ed Sheeran do të dalë në gjyq për çështjen e tij prej 100 milion dollarësh për të drejtat e autorit. Akuza që rëndon mbi kantautorin është se ka hequr elementë nga klasikja e Marvin Gaye e vitit 1973 “Let’s Get It On” për të shkruar hitin e tij të vitit 2014, “Thinking Out Loud”.

Sipas burimeve nga mediat e huaja, nuk është caktuar ende njëdatë për gjykimin. Kjo ngjarje vjen pas një tjetër gjyqi që u përball Sheeran ku u shpërblye me 1.1 milion dollarë në kosto ligjore pasi fitoi padinë për plagjiaturë të ‘Shape of You’. Çështja midis Sheeran dhe bashkautorët të ndjerë të këngës, Ed Townsend, filloi për herë të parë në vitin 2016. Atë vit, Sheeran u padit nga familja e Townsend, por çështja u pushua një vit më vonë.

Pasi familja Townsend shiti një të tretën e aksioneve të tyre në “Let’s Get It On” të “Structured Asset Sales”, organizata rifilloi padinë në vitin 2018 për një shumë prej 100 milion dollarësh.

Sheeran dhe dy bashkautorët e tij, Steve McCutcheon dhe Johnny McDaid i Snow Patrol, ishin përfshirë në një betejë ligjore për vite me radhë me Sami Chokri dhe Ross O’Donoghue, një dyshe kantautorësh që pretenduan se mega-hiti i 2017-ës i zbehu gjurmët.

David Pullman, pronar i “Structured Asset Sales”, tha pas vendimit të fundit që Ed Sheeran të dalë sërish në gjyq, ai ishte “i kënaqur” që çështja do të shkojë në një juri dhe se ai “pret më shumë sukses në këtë çështje që përfshin shkeljen më të madhe të të drejtave të autorit në histori”.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *