Këngëtari i njohur bën deklaratën prekëse për Mbretëreshën Elizabeth live nga koncerti i tij!

Këngëtari dhe kompozitori i njohur britanik Elton John, i bëri një nderim emocional Mbretëreshës së ndjerë Elizabeth II, ndërsa ai e mbylli koncertin e tij në Kanada mbrëmë, pas lajmit të djeshëm. John fillimisht bëri një postim në rrjetin social “Twitter” duke shkruar se ishte thellësisht i pikëlluar nga lajmi se Mbretëresha kishte ndërruar jetë në moshën 96-vjeçare.

Artisti më pas bëri nderimet e tij teksa performonte në “Rogers Center në Toronto” si pjesë e turneut të tij “Farewell Yellow Brick Road”. Duke marrë një moment për të reflektuar mbi vdekjen e Mbretëreshës, ai i tha publikut se: “Ishte frymëzuese që të ishe në praninë e saj. Ajo ishte fantastike. Udhëhoqi vendin në disa nga momentet tona më të mira dhe më të errëta, me mirësjellje, kujdes dhe ngrohtësi të vërtetë.”

Elton John më pas vijoi: “Ajo ka qenë me mua gjithë jetën dhe më vjen shumë keq që nuk do të jetë më. Por më vjen mirë që është në paqe dhe në qetësi. E meriton sepse ka punuar shumë.” Gjithashtu u shpreh se u dërgon dashuri atyre që janë më afër Mbretëreshës dhe shtoi se edhe pse ajo do t’i mungojë, shpirti i saj jeton.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *