Kejvina Kthella skualifikohet nga Big Brother Vip Albania

Modelja Kejvina Kthella është përjashtuar nga shtëpia e Big Brother Vip Albania, pasi ka qëlluar me shuplakë këngëtarin Luiz Ejlli, pas një debati verbal mes tyre mbrëmjen e spektaklit të së shtunës. Këto pamje u fshehën gjatë spektaklit.

Kthella pëdori edhe komentet si: “plehrë, ndyrësirë, tipat si ty më mbajnë çantat jashtë” dhe kërcënoi se e ka të atin ende gjallë. Produksioni vendosi të reagojë mbrëmjen e sotme lidhur me këtë ngjarje dhe mori vendimin që të largojë nga kjo garë modelen e njohur.

Drejtuesja e emisionit Arbana Osmani u shpreh: “Mua më vjen keq se mendoj se ne kemi dështuar, ne si shoqëri kemi dështuar, më vjen keq  që çdokush aty mendon se kjo lojë të luhet kështu ky publik nuk meriton që kjo lojë të luhet kështu.  Është marrë një vendim, për këtë arsye ju ka dhënë mundësinë të organizohet gjyqi, edhe pse është një reality, dhuna ka qenë e pranishme, jeni penalizuar, sërish rastet janë përsëritur, por ka një vendim për dhunën fizike”

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *