“Katar 2022”/ Kanadaja pret biletën për në Botëror pas 36-vitesh

Kanadaja, do të marrë pjesë në Botëror pas 36-vitesh mungesë, ku për herë të fundit ishte pjesë në një botëror në vitin 1986.

Kombëtarja amerikano-veriore ka arritur të triumfojë 4-0 përballë Xhamajkës në ndeshjen e vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës, teksa ka prerë një biletë për në “Katar 2022”.

Ndërkohë edhe SHBA-ja ka fituar përballjen e saj me Panamanë me shifrat 5-1, teksa aktualisht pozicionohet në vendin e dytë në grup, po aq sa Meksika e cila mposhti minimalisht në transfertë Hondurasin.

Por të dyja këto përfaqësuese nuk e kanë siguruar akoma kualifikimin në Katar 2022 dhe duket se biletën për në Botëror do ta sigurojnë në ndeshjet e fundit të grupit që do të luhen në datën 31 mars./Priza.al

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *