“Katar 2022”/ Hidhet shorti për Kampionatin Botëror

Ditën e sotme në Doha do të hidhet shorti për grupet e botërorit, “Katar 2022”. Në orën 18:00, FIFA do të tërheqë goglat, ku do të mësohen edhe 8 grupet që do të përbëhen nga 4 skuadra.

skuadrat do të ndahen në tetë grupe, secili me nga katër ekipe. Çdo grup mund të ketë maksimumi 2 kombëtare europiane.

Përfaqësueset e kontinenteve të tjera nuk mund të përballen në fazën e grupeve. Në vazon e katërt do të jenë edhe 3 skuadrat e fundit që do të kualifikohen pas Play Off-it

FIFA kishte përcaktuar më parë se si do të shpërndaheshin ekipet nëpër vazo dhe do të jenë si më poshtë:

VAZO 1: Katar, Belgjikë, Brazil, Francë, Argjentinë, Angli, Spanjë, Portugali,

VAZO 2: Danimarkë, Holandë, Gjermani, Meksikë, ShBA, Zvicër, Kroaci, Uruguai

VAZO 3: Senegal, Iran, Japoni, Marok, Serbi, Poloni, Kore e Jugut, Tunizi

VAZO 4: (Australi/UAE/Peru), (Zelanda e re/Kosta Rika), (Ukrainë/Skoci/Uells), Arabia Saudite, Ekuadori, Gana, Kameruni, Kanadaja

Kujtojmë se në qershor do të përcaktohen edhe tre ekipe e tjera, ku fituesi i Ukrainë-Skoci do të përballet me Uellsin, për të përcaktuar skuadrën tjetër europian në “Katar 2022”.

Gjithashtu do të zhvillohen edhe “play-off”-et ndërkontinentale, Zelandë e Re-Kosta Rikë, si dhe fituesi i Australi-UAE do të ndeshet me Perunë për një vend në Botëror.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *