KAS pranon kërkesën e PS-së, rrëzohet fleta e votimit me emra

Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve ka pranuar kërkesën e Partisë Socialiste për fletën e votimit, dhe ka rrëzuar propozimin e PD-së. Partia Socialiste kërkonte që kandidatët të vendoseshin me numra në listë dhe jo me emra, siç kërkonte PD.

Sipas KAS, orientimi i fletës së votimit do të jetë horizontale. “Ky vendim hyn menjëherë në fuqi dhe publikohet në faqen zyrtare të KQZ-së. Për këtë vendim mund të bëhet ankimim.”, tha përfaqësuesi i KAS.

Partia Demokratike do të ankimojë vendimin në Kolegjin Zgjedhor. Kujtojmë se PD kërkonte që fleta e votimit të ishte me emra kandidatësh në formatin “portrait” ose të shkruar në mënyrë vertikale. Me vendimin që mori sot KAS, nëse do të jetë në fuqi ky model, në zgjedhjet e 25 prillit qytetarët do të zgjedhin për të votuar kandidatin e preferuar jo me emrin e tij, por në numrin përkatës.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *