Kaos në koncertin e Dua Lipës, çfarë i bëri fansat të frustrohen?

Është krijuar një gjendje kaosi në koncertin e fundit të Dua Lipës në Sydney, Australi. Shkak për këtë është bërë një problem me aplikacionin ku rezervoheshin biletat që la qindra fansa jashtë koncertit.

Turma fansash u panë të rreshtuar jashtë ‘Qudos Bank Arena’ në Parkun Olimpik të Sidney-t pasi aplikacioni “Ticketek” ndaloi së funksionuari, duke i bërë të paranishmit të paaftë për të dëshmuar se kishin një biletë.

Ata u detyruan të hapin email-et e tyre për konfirmim, ndërsa sigurimi kontrollonte secilin prej tyre.

“Kjo është e neveritshme. @Ticketek_AU ka rënë dhe mijëra njerëz nuk mund të hyjnë për të parë DUA LIPA-n”, shkroi një fans në Twitter. “Çfarë fatkeqësie është kjo, aplikacioni nuk funksionon dhe biletat nuk janë të vlefshme për shumë njerëz”, komentoi një tjetër fans.

Dua Lipa e nisi shfaqjen e saj pas orës 21:00 dhe u kërkoi falje fansave të cilët ishin mbajtur në pritje. Ylli shqiptar me famë botërore deri tani ka mbajtur dy koncerte në Sydney dhe një në Brisbane si pjesë e turneut të saj “Future Nostalgia”.

Axhenda e koncerteve të fitueses së Grammy-t vazhdon me dy shfaqje në Melburn përpara se të performojë në Adelaide dhe Perth.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *