Jennifer Aniston zbulon arsyen pse i urren rrjetet sociale

Aktorja 53-vjeçare, Jennifer Aniston, ka bërë së fundmi, një deklaratë lidhur me rrjetet sociale. Ajo ka theksuar për se i urren rrjetet sociale:

“Unë i urrej mediat sociale. Është torturë për mua. Arsyeja pse e hapa Instagramin ishte për të lancuar një produkt të ri. Pastaj filloi pandemia dhe ne nuk e nisëm. Kështu që unë thjesht isha e mbërthyer me të qenit në Instagram. Nuk erdhi natyrshëm”.

Jennifer Aniston foli për herë të parë edhe për luftën e saj të fertilitetit dhe përpjekjet me teknikën ‘in vitro’. Ylli i “Friends” përshkroi “rrugën sfiduese” në kopertinën e saj “Allure”, duke thënë se ajo përjetoi “momente mjaft të vështira” teksa përpiqej të mbetej shtatzënë.

“Po mundohesha të mbetesha shtatzënë…po kryeja teknikën in vitro, duke pirë çajra kinezë. Po bëja çdo gjë. Do të kisha dhënë gjithçka nëse dikush do të më thoshte: “Ngriji vezët, bëji një nder vetes. Thjesht nuk e mendoja këtë gjë dhe ja ku jam sot. Tani është e pamundur, mundësia iku”, tha ajo.

“Kam shpenzuar kaq shumë vite duke mbrojtur historinë time rreth IVF. Jam shumë mbrojtëse ndaj këtyre pjesëve, sepse ndjej se ka kaq pak gjëra që mund t’i mbaj për vete. Unë nuk kam asgjë për të fshehur.”

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *