Jay-Z dhe Nicki Minaj në 10 reperët më të mirë të të gjitha kohërave

Jay-Z dhe Nicki Minaj janë renditur nga revista amerikane “Billboard” si reperët më të mirë të të gjitha kohërave. Reperja Nicki u rendit në vendin e 10 -të, duke e bërë zyrtarisht të vetmen femër në top dhjetëshen dhe për rrjedhojë edhe reperen më të madhe  të të gjitha kohërave. Legjendat e repit si Tupac, Eminem, The Notorious BIG, Snoop Dog dhe Nas gjithashtu ishin pjesë e kësaj liste.

Billboard vuri në dukje disa nga momentet më të  suksesshme të karrierës së Jay-Z që e kanë vendosur atë në vendin e parë. 53-vjeçari ka fituar 24  çmime Grammy, ka shitur 140 milionë disqe në të gjithë botën dhe ka 14 albume të suksesshme.

Jay-Z, i cili është i martuar me artisten  Beyonce, është gjithashtu artisti i parë i  zhanrit  Hip-Hop  që fitoi statusin e miliarderit në Qershor 2019.a

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *