Ja si do të reagonte Fjoralba nëse ish-i do t’i shkruante një mesazh

Së fundmi, moderatorja e njohur Fjoralba Ponari ka realizuar një “Ask me a question” në Instagram, ku i është përgjigjur pyetjeve të ndjekësve të saj.

Mirëpo dikush e ka pyetur Fjorin nëse do t’i shkruante ish-i dashuri i saj dhe do t’i shprehej se i mungon, çfarë mesazhi do t’i kthente ajo? Menjëherë ajo shkroi: Do mësohesh!

Fjoralba Ponari dhe partneri i saj janë kthyer në një nga çiftet më të dashur për publikun.

Ndonëse e ruajnë me fanatizëm marrëdhënien e tyre, moderatorja nuk ka hezituar shpeshherë ta shfaq në rrjetet e saj sociale.

Dyshja prej kohësh bashkëjetojnë dhe kanë një raport të konsoliduar me njëri-tjetrin, ku nuk kanë munguar edhe diskutimet mbi martesën.

Teksa Fjoralba është shprehur se kjo është në planet e tyre të afërta, mesa duket çifti po mendon të hedh hapa më të mëdhenj në marrëdhenien e tyre.

Një foto e Ponarit në Instastory me heret ka ngjallur dyshime se dyshja po mendojnë të bëhen prindër së shpejti. Teksa partneri i saj mban një fëmije në krah, krahas imazhit      Fjoralba shkruan:

“Foto si kjo mund të bëhen shkak vendimesh të rëndësishme”.

Mes të tjerash një ndjekës e ka pyetur Fjoralbën nëse ka plane për fëmijë.

“E dashuroj idenë e të pasurit një fëmijë për 5 sekonda, por pastaj ftillohem sepse angazhimet, synimet dhe shëndeti im mendor thonë jo!”– shkruante Fjoralba.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *