Ja arsyeja e fortë pse Balina Bodinaku nuk është opinioniste e “BBV2”

Balina Bodinaku u përfol deri në moment të fundit si opinioniste në sezonin e dytë të “BBV Albania 2”. Të gjithë prisnin ta shihnin atë sërish krah Arbër Hajdarit, në nisjen e spektaklit ditën e shtunë. Kjo gjë u konfirmua dhe nga burime pranë produksionit.

Megjithatë ajo mungoi duke ngritur pyetje mbi zëvendësimin e saj vetëm pak orë para spektaklit. Burimet bëjnë me dije se arsyeja e mungesës së papritur të Balinës, është një problem shëndetësor.

Ajo ndodhet e shtruar prej disa ditësh në gjendje të rëndë dhe është ende duke u rikuperuar nga një pneumoni serioze. Lajmin e bëjnë të ditur burime nga stafi mjekësor i spitalit “Shefqet Ndroqi”, që trajton sëmundjet e mushkërive.

Oponionistja e njohur e “Big Brother VIP Albania” që mbajti peshën kryesore në edicionin e kaluar në opinionet mbi jetën e personazheve të shtëpisë së famshme, për shkak të shtrimit në spital, ka munguar kështu në natën e parë të spektaklit që nisi të shtunën.

Në vend të saj, ishte gazetarja dhe aktivistja e njohur Zhaklin Lekatari.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *