Video/ Italia nuk gjen qetësi! Siçilia goditet sërish nga tornado, humb jetën një person

Stuhitë kanë goditur sërish Si

ç

ilinë, e një person ka humbur jetën në mëngjes në komunën Modika në jug të Italisë, që gjithashtu u godit nga tornado.

Si pasojë e reshjeve të mëdha të shiut të rrëmbyeshëm janë shkaktuar dëme në shumë prona, e uji mbuloi rrugët duke detyruar autoritetet të mbyllin përkohësisht shkollat.

Kjo është hera e dytë që brenda një muaji moti i ligë godet Italinë, e burri rreth 50-ve humbi jetën nga tornadoja që e goditi në afërsi të shtëpisë në qytetin Raguza.

Sicilia në gusht të këtij viti regjistroi temperaturat më të larta që ndonjëherë janë regjistruar në Evropë, 48,8 gradë celsius. Në anën tjetër autoritet e atjeshme thonë se temperatura e ujit rreth këtij ishulli, gjatë këtyre ditëve është më e nxehtë sesa zakonisht – duke nxitur kështu shirat e rrëmbyeshëm.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *