Itali/ U kap me 24 kg heroinë, arrestohet 50-vjeçari shqiptar

Një 50-vjeçar shqiptar është arrestuar në Ancona, Itali, pasi zbriti nga trageti me 24 kilogram heroinë të fshehura në makinë.

Policia italiane ka sekuestruar 24 kg heroinë në Portin e Ankonës, e cila ishte e ndarë në 43 pako. Makina është sekuestruar së bashku me drogën, teksa 50-vjeçari ka përfunduar pas hekurave.

50-vjeçari konsiderohet nga hetuesit si “korrier” i përdorur vetëm për transportimin e drogës.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *