Itali/ Sekuestrohen 27 mijë euro, kapen tre shqiptarë me drogë

Tre shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë italiane për posedim të lëndëve narkotike për qëllime trafikimi. Tre personat, të moshës 36, 33 dhe 30 vjeç, po vëzhgoheshin prej kohësh nga policia në Casale Monferrato por u arrestuan me 6 Shkurt pas një kontrolli në makinën ‘Renault Laguna’.

Njëri prej tyre shkaktoi dyshime nga fakti se po mbante krahët në pjesën e barkut ku edhe kishte fshehur një enë plastike me kokainë. Pas kontrollit në banesë, u gjetën edhe dy pako të tjera me 150 doza drogë. U sekuestruan mbi 25 mijë euro dhe kartëmonedha të prerjeve të ndryshme.

Gjithsej policia ka sekuestruar 130 gramë drogë, 27 000 euro, 8 telefona celularë, disa pa karta të përdorura për komunikim me klientët.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *