Itali/ Cilësohej si “Zoti i drogës”, dënohet me 18 vite burg Elvis Demçe

Elvis Demçe, i cilësuar si ‘Zoti i drogës’ është dënuar me 18 vite burg me procedurë të shkurtuar në Itali, pas akuzave për trafik droge. Mediat italiane raportojnë se Ermal Arapaj, një tjetër personazh i botës së krimit është dënuar me 16 vjet.

Dy krerët e organizatave rivale që po luftonin për sheshet e trafikut të drogës mes Romës, Acilia dhe Velletri nën luftën e armëve, zjarrit, kërcënimeve, pritave tashmë do të përballen me shumë vite burg. Elvisi, i cili është përfolur për lidhje të tij me grupin famëkeq italian Camorra, e kishte etiketuar veten; “Unë jam Zoti”.

Lufta mes dy bandave rivale

Ermali, i njohur si ‘Ufo’, bos i një bande rivale dhe dikur mik i Demçes, duke përfituar nga periudhat e burgimit të këtij të fundit, tentoi t’i vidhte sheshet e trafikut të drogës. Një përplasje e dëshmuar nga ngjarje të ndryshme lajmesh duke përfshirë: pritën e Ermalit nga bashkëpunëtorët e Demçes në korrik 2020 dhe zjarrin në një vile në Arapaj në Velletri më 5 shtator të vitit të kaluar.

Hetimet për të dy shqiptarët u kryen nga prokurori Mario Palazzi dhe Francesco Cascini, ky i fundit ishte në shënjestër të Demçes që kishte vendosur ta vriste. Por veprimet hetimore vijuan dhe të dy përfunduan në pranga dhe ditën e hënë iu desh të dilnin para organeve të drejtësisë së Kapitolinës për trafik droge. Ndërkohë, për këto dy organizata kriminale është kërkuar një dënim total prej 120 vitesh burgim.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *