“Ishte frikacak, e vrau teksa flinte”/ I ati i Caroline Crouch flet për ish-dhëndrin: Nëse ai merrej me veprimtari të paligjshme, vajza do të…

I ati i Caroline Crouch, David Crouch ka folur për vrasjen e së bijës dhe për mbesën e tij Lydia, për të cilën gjykata iu dha kujdestarinë.

David foli ekskluzivisht për Mega dhe gjithashtu i është përgjigjur pyetjeve rreth dyshimit të tyre se Babis Anagnostopulos mund të ketë qenë i përfshirë në aktivitete të paligjshme.

Ai flet shumë ëmbël për mbesën e tij dhe thotë se synon ta rrisë që të duket si vajza që humbi kaq padrejtësisht.

“Vajza është mirë dhe e lumtur. Ajo është me gjyshen e saj. Të gjithë e duan. Ajo është me Susan, ajo e merr dhe e nxjerr për shëtitje të shkurtra. Gjithçka që dua të bëj është të kujdesem për mbesën time dhe ta rris atë që të duket si nëna e saj,” ka thënë ai.

Në të njëjtën kohë, David kërkon drejtësi për vrasjen e vajzës së tij, ndërsa i referohet gjithashtu dyshimeve se Babis Anagnostopulos është i përfshirë në veprimtari të paligjshme.

“Vajza ime ishte një vajzë shumë e zgjuar dhe shumë e sinqertë. Ajo nuk do të mbështeste asgjë të paligjshme. Nëse ajo do të mësonte diçka do të kishte thënë. Dhe mendoj se mbase kjo ishte ajo që synonte të bënte. Fatkeqësisht, ajo u vra ndërsa ishte duke fjetur,” ka rrëfyer ai.

“Ajo që e bën më keq, për mendimin tim, është se ai ishte kaq frikacak. E vrau ndërsa ajo ishte duke fjetur, ai vrau një person dhe më herët kishte hequr kartat e kujtesës nga kamerat e sigurisë, kështu që e dinte se çfarë do të bënte. Priti derisa ajo ra në gjumë dhe pastaj e vrau,” përfundoi ai.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *