Investimet elektorale nuk arritën deri atje… Banorët e 3 fshatrave të Kukësit hapin vetë një rrugë në pritje të turistëve

Banorët e 3 fshatrave në Kukës, më saktë Topojan, Xhaferaj dhe Turaj, pasi janë bindur se investimet elektorale ishin vetëm një ‘fluskë’ mashtrimi, për të rikthyer zhgënjimin në shpresë janë bërë bashkë dhe kanë kontribuar në ndërtimin e një rruge.

Ata panë me sytë e tyre se si punëve dhe investimeve elektorale me kalimin e fushatës zgjedhore u erdhi fundi, duke bërë që ata vetë të nisin punën për të ndërtuar një rrugë, e cila është plot 5 kilometra në shpate malore.

Edhe pse e shkurtër, ajo lidh bjeshkët e Kukësit, më konkretisht zonën e Turaj – Kroi Bardhë – Kroi i Kuq. Kështu që banorët e fshatrave Topojan, Xhaferaj dhe Turaj, janë bërë bashkë për të kontribuar në ndërtimin e rrugës.

Përveç lehtësive në lëvizje, rruga do të mundësojë që zona të vizitohet edhe nga turistë vendas dhe të huaj, të cilët do të duan që të eksplorojnë bjeshkët e Kukësit.

Kjo u ka shtuar edhe një shpresë më shumë këtyre banorëve, që përveç përmirësimit të jetës së tyre me lëvizjen më të mirë, do të mund të kenë shpresë për të bërë edhe ndopak turizëm malor.

/ Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *