Interi fiton ‘ndeshjen e çmendur’ ndaj Fiorentinës, zikaltërit triumfojnë mes 7 golash në Firence

Përfundon “ndeshja e çmendur” e Serisë A mes Fiorentinës dhe Interit. Zikaltërit kanë triumfuar në Firence me rezultatin 3-4. Nënkampionët e Italisë morën epërsinë pas vetë 2 minutash lojë. Lautaro Martinez dha asistin për Barelën.

Në minutën e 15, “demi argjentinas” dyfishoi rezultatin për ekipin e Simone Inzagit. Në minutën e 33, ekipi violë fitoi penallti mes shumë kontestimesh, teksa VAR-i ia doli të shuante dyshimet. Kabral, i qetë para portës, mposhti Onanan.

Skuadra e Italianos mori zemër dhe e mbylli pjesën e parë në sulm, duke rrezikuar mjaft portën kundërshtare. Në minutën e 60, Fiorentina u shpërblye për presionin e ushtruar me një supergol të Ikone.

Vendasit u ndëshkuan në momentin më të mirë të tyre. Një kundërsulm i Interit rezultoi fatal për rivalët, teksa Lautaro Martinez “vodhi” bukur një penallti në zonë, pas pengimit të portierit Terraçiano. Gjithsesi, për konfirmimin u nevojit VAR-i dhe vendimi erdhi pas disa sekondash komunikim.

Ai që e fitoi, ai e mori përsipër dhe dërgoinë festë tifozët interist që kishin udhëtuar në Firence. Nuk kishin të ndalur golat në këtë ndeshje, pasi në minutën e 90, Joviç barazoi përsëri shifrat. Atëherë kur mendohej se sfida do të mbyllej në barazim, Mkhitarjan vendosi ndeshjen në favor të Interit dhe i dha 3 pikë skuadrës së Inzagit.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *