Informacion zyrtar/ Në makinën e Azem Hajdarit, 5 doza kanabis dhe një vajzë 19-vjeçare!

Mbrëmjen e sotme Policia e Elbasanit ka bërë me dije se ka arrestuar djalin e Azem Hajdarit, i cili mban të njëjtin emër e të atit të ndjerë pasi wshtw kapur brenda njw makine luksoze me kanabis.

Gjithashtu në njoftim zyrtar Policia e Elbasanit  bëhet me dije se Azem Hjadari ishte i shoqëruar nga një vajzëw 19- vjecare nga Lushnja me inicialet S.M. ndërkaq, mësohet se në total, pas gjetjes së pesë dozave të kanabisit në makinë, janë shoqëruar tre persona, Azem Hajdari, H.Gj., 23 vjeç, banues në Tiranë dhe S.M., 19 vjeçe.

Droga, sipas bluve i përkiste 23-vjeçarit me inicialet H.Gj., që ishte dhe drejtuesi i mjetit. Ndërsa Hajdari e 19-vjeçarja ishin pasagjerë.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *