Ibiza, Maldive, Mykonos dhe Jugu! Destinacionet e preferuara të VIP-ave, por disa i qëndruan besnike Shqipërisë

Vera 2021 ende nuk ka përfunduar por për një pjesë të mirë të personazheve të njohur të showbizit shqiptar, pushimet po.

Jugu i Shqipërisë ishte një nga më të preferuarat e vajzave të njohura. Sigurisht që nuk munguan dhe udhëtimet në Maldive,

Spanjë, Ibiza, Maldive apo Greqi. Nëse nuk i keni ndjekur hap pas hapi në rrjetin social ‘Instagram’ ne ju tregojmë më poshtë se ku i kaluan pushimet vajzat e njohura.

Kejvina Kthella

Modelja shqiptare zgjodhi që pushimet ti kalonte në Turqi së bashku me të dashurin e saj. Kjo u zbulua nga një video që qarkulloi në rrjet, në periudhën kur nisi zjarri pranë hotelit ku ajo qëndronte.

Kejvina e traumatizuar u shkëput për pak nga Instagrami por mesa duket nuk qëndron dot më shumë larg, ndaj ditën e djeshme u rikthye sërish…bashkë me fotot provokuese.

Anxhelina Hadërgjonaj

Vajza e Albërie Hadërgjonaj, Anxhelina zgjodhi që pushimet ti kalonte në Spanjë. Fotot me bikini nuk munguan në galerinë e Instagramit të saj.

Alesia Bami

Moderatorja e sportit zgjodhi që ditët përvëluese ti kalonte në shteti fqinj, në Mykonos. Po të njëjtin destinacion ka zgjedhur dhe modelja Oriola Marashi.

Beatrix Ramosaj, Ronela Hajati, Eni Koçi dhe Luana Vjollca zgjodhën të njëjtin destinacion për këtë vetë. Jugun e Shqipërisë.

Dubai është destianacioni i preferuar i Morena Tarakut, i cili nuk mungoi as këtë verë.

Çifti që tashmë përflitet se janë ndarë: Loredana dhe Mozzik shijuan pak javë më parë pushimet së bashku me Spanjë.

Ibiza u zgjodh si vendi i relaksit nga moderatorja Alketa Vejsiu. Ajo ndan vazhdimisht foto nga pushimet e saj, ato me bikini tashmë janë dhe më të shpeshta.

Tayna kaloi ditët e nxehta të verës në Maldives. Destinacioni tepër i lakmuar nga të gjithë ishte vendstrehimi për disa ditë, për këngëtaren e njohur. Fotoja më poshtë është një ndër të shumtat që Tayna ka ndarë me ndjekësit.

Të njëjtin destinacion si Tayna, zgjodhi këtë verë dhe Dhurata Dora.

Enca ndodhet akutalisht në Turqi. Nuk dihet se kush e shoqëron këngëtaren shqiptare, mirëpo duket se po ia kalon mjaft mirë.

Nuk dihet nëse vajzat e njohura do të bëjnë pushime të tjera për këtë vit, por destinacionet e mësipërme janë padyshim zgjedhja e ëndrrave për shumë prej nesh.

/Priza.al/

 

 

 

 

 

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *