I shpallur në kërkim për vrasje të dyfishtë, 52-vjeçari plagoset me snajper nga RENEA

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mëngjesin e sotëm në Malësi të Madhe, ku për pasojë ka mbetur i plagosur një 52-vjeçar. I plagosur ka mbetur Ardian Narkaj,  i shpallur në kërkim për një vrasje të dyfishtë. Ngjarja ka ndodhur në Dukagjin, ndërsa mësohet se ai është plagosur me snajper nga RENEA, pasi tentoi të vriste 2 agjentë, duke qëlluar në drejtim të tyre.

Pasi policia kishte marrë informacion për vendndodhjen e tij në fshatin Bratosh  dhe organizoi një operacion për ta arrestuar ai bëri rezistencë duke marrë tre plumba.

Pas marrjes së ndihmës së parë në spitalin e Shkodrës, i plagosuri është nisur me urgjencë në Spitalin e Traumës në Tiranë për shkak të gjendjes së rëndë. Narkaj akuzohet për një vrasje të ndodhur në vitin 2008, e ndodhur në fshatin Bratosh të Malësisë së Madhe, ku viktimë mbetën Gjergj Shota dhe Ton Ulaj. E gjithë ngjarja e rëndë asokohe, mësohet se ka ndodhur për shkak të një konflikti të çastit.

/Priza.al/

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *