I shpallur në kërkim nga Gjermania, arrestohet në Muriqan 32-vjeçari nga Kazakistani

Një 32-vjeçar nga Kazakistani u arrestua gjatë ditës së sotme në pikën kufitare të Muriqanit, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Gjermania.

U mësua se ndaj 32-vjeçarit është lëshuar masa e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Shkelje e ligjit për narkotikët”, parashikuar nga Kodi Penal i Gjermanisë.

Ndërkohë policia thekson se po punon me autoritet gjermane për ekstradimin e tij.

Njoftimi i policisë:

Arrestohet me qëllim ekstradimi drejt Gjermanisë, një shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Shërbimet e PKK Muriqan, si rezultat i kontrolleve të shtuara për kapjen e personave të shpallur në kërkim kombëtar dhe ndërkombëtar, falë shkëmbimit të informacionit më Interpol Tirana, kanë vënë në pranga shtetasin e shpallur në kërkim ndërkombëtar:

  1. K. 32 vjeç, lindur në Kazakistan dhe banues në Gjermani.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme bënë ndalimin e këtij shtetasi, me qëllim ekstradimin e tij në Gjermani, pasi Gjykata Lokale e Kempten, Gjermani, me vendimin e datës 27.04.2022, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Shkelje e ligjit për narkotikët”, parashikuar nga Kodi Penal i Gjermanisë.

Në bashkëpunim me autoritetet ligjzbatuese gjermane po kryhen veprimet për ekstradimin e këtij shtetasi, në Gjermani.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *