I shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohet 45-vjeçari në Fier

Një 45-vjeçar është arrestuar në Fier, pasi ishte në kërkim ndërkombëtar.

Shtetasi me iniciale A. K., akuzohet për veprën penale “Pjesëmarrja në grup kriminal me qëllim kultivimin e bimëve narkotike”.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Member”.

Operacioni, nga FAST Albania, në bashkëpunim me DVP Fier dhe Interpol Tirana. Kapet dhe vihet në pranga, në Fier, me qëllim ekstradimi drejt Spanjës, 45-vjeçari i shpallur në kërkim ndërkombëtar për pjesëmarrje në grup kriminal me qëllim kultivimin e bimëve narkotike. Shërbimet e FAST Albania, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve në DVP Fier dhe me Interpol Tirana, pas marrjes së informacionit për vendodhjen e një shtetasi të shpallur në kërkim ndërkombëtar, finalizuan operacionin policor të koduar “Member”.

Si rezultat i këtij operacioni, në lagjen “Bishanak”, Fier, u kap dhe u vu në pranga, me qëllim ekstradimi, shtetasi A. K., 45 vjeç, banues në Fier. Ky shtetas ishte në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Madridit, me vendimin e datës 27.04.2022, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Pjesëmarrja në grup kriminal me qëllim kultivimin e bimëve narkotike”.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Madrid, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Spanjës.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *