“I kanë bllokuar kontaktet”, rrëfehet i dashuri: Babai i vajzës që dua më bën hasmë po ju afrova

Një djalë shqiptar ka rrëfyer dhimbjen e tij rreth dashurisë së pamundur. Sakaq, ai pohon se pavarësisht se e do fort vajzën dhe ajo atë, babi i saj nuk pranon lidhjen e tyre. Duke ja bllokuar kështu kontaktet, dhe është i gatshëm të hyjë në hasmëri nëse 24 vjeçari i afrohet vajzës së tij.

“Jam një djalë 24 vjeç dhe prej tre vitesh jetoj në Austri. Erdha këtu si të gjithë, për një jetë më të mirë. Kam një problem shumë të madh dhe nuk di si të veproj.

Jam dashuruar me një vajzë katër vite më të vogël se unë. Edhe ajo më do. Njihemi prej pesë vitesh, por familja e saj nuk është dakord me lidhjen tonë. Nuk e lënë të dalë nga shtëpia dhe prej tyre humbi dy vite të shkollës së lartë. I kanë bllokuar gjithë kontaktet me mua, nuk e lejojnë të ketë as telefon.

Unë kam punuar mjaftueshëm sa për të bërë një jetë të thjeshtë, pa probleme. Por, babai i saj është aq fanatik, sa është gati të hyjë në hasmëri nëse i afrohem.

Si të veproj që të gjithë të jetojnë të lumtur. Është kollaj t’i kthehesh dhunës, por dua një jetë të lumtur për të gjithë”, shkruan i riu.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *