I dënuari në burgun e Peqinit denoncon korrupsionin/ Neim Behari: Më penalizojnë, më vendosin në izolim  

Përmes internetit i burgosuri Neim Behari, pretendon se po përndiqet mbasi denoncoi aferat korruptive dhe pagesat që sipas tij, jepen për të transferuar të dënuarit nga njëri burg në tjetrin.

I burgosuri i shpallur fajtor dhe i dënuar me 25 vjet për vrasje, thotë se, veç burgut ai po izolohet herë pas herë.

Emri i të burgosurit që është dërguar disa herë në izolim me vendim gjykate, u denoncua edhe nga ish-gjyqtari i shkarkuar më pas nga KLGJ, Markelian Kuqo, që tregoi se ishte telefonuar nga i burgosuri mbasi kishte shpallur izolimin e tij.

Por mbas telefonatës që paralajmëronte lëndë plasëse në mjetin e gjyqtarit që liroi Gert Gjinarin, çdo gjë rezultoi false.

Më pas ndaj të burgosurit u ankua edhe drejtori i përgjithshëm i burgjeve që kallëzoi se ishte kërcënuar, por diçka të tillë i dënuari për vrasje e konsideron si hakmarrje.

Neim Behari u arrestua kur ishte 25 vjeç dhe u dënua për vrasjen e një taksisti gjatë tentativës për ta grabitur.

/Burimi: TCH/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *