I bëri ‘namin’ kryegjyqtares së Elbasanit, Olti Curri i rikujton faturat e ‘çmendura’ ministres Gjonaj

Blogeri Olti Curri, ka zgjedhur të mos hesht pas reagimit të Ministres së Drejtësisë, Etilda Gjonaj, për videot në “Tik Tok” të kryegjyqtares Enkeleda Kapedani. Ai i ka rikujtuar ministres Gjonaj, skandalin me “faturat e kripura” që vërtetonin se ajo kishte shpenzuar 700 euro në një natë, vetëm për të fjetur në hotele luksoze.

Përmes një postimi në “Instagram”, Curri shkruan se, pikërisht kjo ministre që fle në hotele duke paguar faturat e “çmendura”, i bën “namin” gjyqtares me veshje “Gucci”.

“D.m.th ministrja e Drejtesise qe fle ne hotele me 700€ nata, do ti beje namin gjyqtares qe ben tik tok me veshje Gucci! Kuptoj bukur shume bukur! Sa mire na e bejne!”,-shkruan Curri.

 

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *