I akuzuar si spiun, Meta: E kaluara ime është e pastër, marr përsipër përgjegjësi penale

Presidenti Ilir Meta ka theksuar sërish se nuk ka asnjë lidhje me dosjen e Sigurimit të Shtetit.

Në një konferencë për median, Meta tha se është hetuar dy herë nga komisionet e mëparshme por emri i tij ka dalë i pastër.

Sakaq shtoi se është vepër penale publikimi i emrit nga ky autoritet, pasi të dhënat janë sekrete.

“Këtu nuk ka lidhje autoriteti i Dosjeve me mua, kush e pengoi atë të më thërriste dhe të jepja sqarime. Unë jam hetuar dy herë nga komisionet  e mëparshme dy herë, por ka bërë edhe një deklaratë që në rast se gënjej dhe nuk kam qenë bashkëpunëtor si e përcakton ligji marr përsipër përgjegjësi penale. Autoriteti është aneks i qeverisë dhe bashkisë së Tiranës. Si mund të nxjerrësh të dhëna që janë sekret dhe ja çon Kuvendit dhe pas tri ditësh i deklasifikon. Pra aty është vënë dorë. Ka pasur tre persona me iniciale I.M. Në regjistër na vinin emrin e babait që mësuesit të mos na ngatërroni. Kush i kërkoi autoriteti verifikimin e Ilir Metës, çfarë urgjence kishte. Kishin bërë gati një projektligj si shpjegohet kjo. për të gjitha shkeljet duhet të përgjigjen penalisht sepse janë bërë pjesë e një manipulimi. Kanë tromaksur edhe kryetaren e Kuvendit, që nuk u tromaks kur falsifikuan edhe firmën e Gramoz Ruçit”, tha Meta.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *