Humbën djalin e tyre disa ditë më parë, Cristiano dhe Georgina na prezantojnë me vajzën e sapolindur (Foto)

Futbollisti i njohur Cristiano Ronaldo dhe bashkëshortja e tij, Georgina Rodríguez kanë kaluar një moment të vështirë në jetën e tyre.

Vetëm pak ditë më parë ata humbën një nga binjakët, megjithatë, e kanë gjetur forcën për të falënderuar për mbështetjen.

Së bashku me falënderimin, ata kanë ndarë dhe foton e parë të vajzës së vogël, tashmë si një familje e madhe.

“Shtëpi e ëmbla shtëpi. Gio dhe vajza jonë e vogël janë më në fund me ne. Duam t’i falënderojmë të gjithë për fjalët dhe gjestet e mira. Mbështetja juaj është shumë e rëndësishme dhe ne të gjithë ndjejmë dashurinë dhe respektin që keni për familjen tonë. Tani është koha të jemi mirënjohës për jetën që sapo kemi marrë në këtë botë”, shkruan Ronaldo.

 

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *