Hodhi në lumë foshnjën e saj 11 muajshe, 29-vjeçarja në Greqi: Besoj se fëmija im është gjallë, policia më gënjen

Detaje të reja janë mësuar nga ngjarja e rëndë e ndodhur në Greqi mbrëmjen e ndërrimit të viteve kur një nënë 29 vjeçare hodhi në lumë foshnjën e saj 11 muajshe. E reja e cila u arrestua pasi dënoncimeve të bëra nga kalimtarët të cilët gjetën foshnjën e pajetë në ujërat e akullta, këmbëngul se fëmija e saj është gjallë, duke mohuar se e ka vrarë.

Pavarësisht se ajo rrëfeu krimin që kishte bërë, mëngjesin e sotëm ajo u ka thënë autoriteteve se besonte se po e gënjenin për vdekjen e foshnjës së saj.

“Fëmija im është gjallë. Po më gënjejnë duke thënë se ka vdekur, por unë besoj se është gjallë. Si ka mundësi që e gjete fëmijën tim në një anë ndryshe nga ku e hodha unë. Ju thoni se ai ka vdekur, nuk ju besoj”, mësohet të ketë thënë 29 vjeçarja në dëshminë e saj.

Më herët ajo ndryshoi dëshminë e saj ku thoshte se foshnja i kishte rënë nga krahët dhe kishte përfunduar në lumë. Ajo pranoi krimin e rëndë duke rrëfuer se e kishte hedhur vogëlushen në lumë por pa zbuluar arsyen përse e kishte bërë.

Ngjarja e rëndë tronditi Greqinë, teksa u mësua se pasi kishte kryer krimin e rëndë, 29 vjeçarja ishte larguar me taksi dhe kishte shkuar të festonte në hotel ndërrimin e viteve. Ndërkohë mediat greke kanë bërë me dije se 29-vjeçarja vuan nga probleme kronike mendore dhe është shtruar disa herë në të kaluarën në një Klinikë Psikiatrike.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *