Hera e parë pa Berishën, Basha tek memoriali i Azem Hajdarit: Ishte model frymëzimi

Si sot 23 vite më parë u shënua vrasja më e bujshme në historinë politike të Shqipërisë, ku u vra themeluesi i Partisë Demokratike, Azem Hajdari. Ai ishte një nga personazhet më të rëndësishme të politikës shqiptare.

Në nder të tij ditën e sotme janë bërë homazhe tek memoriali i tij ku ka qenë edhe kryetari aktual i Partisë Demokratike në vend.  Por ndryshe nga çdo herë, kryedemokrati u shfaq sot pa liderin e historik, Sali Berishën, kjo për shkak se ai u përjashtua nga Grupi i PD.

May be an image of one or more people, people standing, flower and outdoors

Basha ka qenë i shoqëruar vetëm nga 6 drejtues të PD-së, ndërkohë që ndryshe nga shumë vite të kaluara nuk ka qenë asnjë përfaqësues i familjes së ‘Heroit të Demokracisë’.  Në mesazhin e tij në këtë ditë të shënuar, Basha thotë se Hajdari është model frymëzimi për tu ndjekur për të mos iu nënshtruar dhunës së regjimit.

May be an image of 3 people, people standing and outdoors

“Sot, si çdo 12 shtator, përkujtojmë liderin e Lëvizjes Studentore, njeriun që ndezi shpirtrat dhe vrau frikën e shqiptarëve anembanë vendit për liri dhe demokraci, të paharrueshmin Azem Hajdari dhe mikun e bashkëluftëtarin e tij, Besnik Çera. Vepra dhe sakrifica e Azem Hajdarit mbetet model frymëzimi për të mos iu nënshtruar dhunës së regjimit, për të luftuar me vendosmërinë e heroit të demokracisë dhe për të çuar deri në fund idealin e Shqipërisë si gjithë Europa. Mirënjohja dhe krenaria për Azem Hajdarin na bashkon, sidomos kur fatet e demokracisë janë të pasigurta dhe perspektiva europiane e Shqipërisë kërcënohet nga regjimi i pakicës së korrupsionit dhe krimit. Si demokratë ne mbajmë në zemrat tona kujtimin më të mirë për tribunin e pavdekshëm, që sot e përgjithmonë na nxit të qëndrojmë dhe të luftojmë të bashkuar deri në triumfin e lirisë dhe demokracisë. I paharruar kujtimi i tij”

May be an image of flower and monument

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *