Harta e re gjyqësore, Bardhi tek ‘Ligjet’: Rama të vijë këtu, t’i dalë për zot katrahurës

Komisioni e Ligjeve është duke zhvilluar seancë dëgjime me kryetaren e KLGJ-së, Ministrinë e Drejtësisë, dhe Dhomën Kombëtare të Avokatisë, për hartën gjyqësore.

I pranishëm ka qenë edhe deputeti i PD, Gazmend Bardhi i cili KLGj nuk ka reaguar në lidhje me vendimin e qeverisë.

Sipas tij kjo është vendimmarrje e kryeministrit Edi Rama, si dhe ky i fundit duhet ti dalë për zot sipas tij ‘katrahurës’.

“Ju dje e përmbyllët diskutimin mbi veprimtarinë e KLGJ. Keni miratuar me votat tuaja dhe kjo sot është një seancë e posaçme dëgjimore e kërkuar nga opozita. KLGJ nuk reagon kur kryeministri politizon vendimmarrjet. Sistemi është në kolaps për shkak të bojkotit, nuk bën reagim sepse nuk e shqetëson kolapsi. E gjitha bie, se kjo është vendimmarrje e qeverisë. Nëse është vendim politik i Edi Ramës nuk kanë çfarë të bëjnë këtu. Le të vi këtu Rama dhe t’i dal për zot kësaj katrahure”, tha Bardhi.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *