Griezmann bëhet çështje mes Atleticos dhe Barcelonës, dy klubet mund të përfundojnë në gjyq

Ka një çështje “Griezmann” që është gati të shpërthejë. Siç raportohet nga mediet spanjolle, Barcelona po përgatit një padi kundër Atléticos së Madridit për sulmuesin francez.

Sipas këtyre informacioneve, Barça pretendon se transferimi ishte për një vit, plus zgjatjen për një vit të dytë nëse plotësoheshin një sërë kushtesh. Në vitin e parë, sipas klubit të Barçës, Griezmann duhej të luante më shumë se 50% të minutave në total dhe ai luajti 81% të tyre.

Barcelona mendon se lojtari është tashmë futbollist i Atlético-s dhe se klubi bardhekuq duhet të paguajë 40 milionë euro, siç ishte rënë dakord mes palëve.

Atlético pretendon se duhet të llogariten edhe minutat e vitit të dytë, por me shumë gjasa, duke parë se Simeone po e aktivizon gjithmonë pas minutës së 60-të, vështirë së në përllogaritjen e përgjithshme do të luajë me shumë se 50% të minutave në dispozicion.

Secili klub i qëndron fort versionit të tij. Atlético, duke e aktiviuar Griezmannin me pikatore dhe Barcelona, ​​duke kërcënuar se të shkojë në gjykatë.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *