Greqi/ Përplasje me armë mes policisë dhe disa personave, 1 viktimë dhe 7 të plagosur, mes tyre 6 policë

Greqi/ Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Peramë mes një grupi të armatosur dhe policisë, ku janë plagosur 7 persona dhe ka ndërruar jetë një tjetër. Sipas mediave vendase, një patrullë policie i ka bërë shenjë një makine që të ndalojë për kontroll por ai ka tentuar të arratiset.

Teksa mjeti me 3 persona ka tentuar të largohet ka përplasur një motor policie dhe efektivët kanë qëlluar me armë zjarri duke vrarë njërin nga personat që ndodhej në mjet dhe duke plagosur një tjetër. Sipas mediave greke personi i tretë që ishte në mjet ka arritur të largohet dhe është shpallur në kërkim.

Nga përleshja me armë janë plagosur edhe 6 efektivë të policisë të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

 

 

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *