Gjinekologu malajzian shpik prezervativin e parë unisex në botë

Një gjinekolog malajzian ka krijuar atë që ai thotë se është prezervativi i parë unisex në botë që mund të përdoret nga femrat apo meshkujt dhe është bërë nga një material i klasës mjekësore që përdoret zakonisht si një veshje për lëndimet dhe plagët.  Ai shpreson se do t’i ndihmojë njerëzit të kenë një kontroll më të mirë të shëndetit seksual, pavarësisht nga seksi apo orientimi i tyre seksual.

Gjinekologu tha: “Është në thelb një prezervativ i zakonshëm me ​​një mbulesë ngjitëse që ngjitet në vaginë ose penis, si dhe që mbulon zonën për mbrojtje shtesë”.

Themeluesi dhe shpikësi i prezervativit unisex Wondaleaf John Tang Ing Ching inspekton prezervativin unisex

Është bërë nga material i hollë, i fortë dhe i papërshkueshëm nga uji. “Sapo e vendos, shpesh nuk e kupton se është aty. 

“Bazuar në numrin e provave klinike që kemi kryer, jam mjaft optimist se me kohë do të jetë një shtesë domethënëse e shumë metodave kontraceptive të përdorura në parandalimin e shtatzënive të padëshiruara dhe sëmundjeve seksualisht të transmetueshme”, shtoi ai.

/Burimi: News Sky/ Përshtati: Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *