Gjendet i pajetë një 45-vjeçar në lumin Osum, pësoi atak nga uji i ftohtë

Një 45-vjeçar është gjetur i mbytur këtë paradite në ujërat e lumit Osum në Berat. Trupi i tij i pajetë u pa duke lundruar mbi lumë nga kalimtarët, të cilët lajmëruan menjëherë policinë.

45-vjeçari u nxor i pajetë nga lumi nga forcat e Repartit Zjarrëfikës të Beratit, të cilët e gjetën të ngecur në disa barishte në afërsi të Urës së Goricës dhe e transportuan drejt Morgut në Spitalin Rajonal të Beratit.

Burime nga mjekësia ligjore konfirmojnë se Mejdani ka përsuar arrest kardiak menjëherë pas rënies në kontakt me ujin e ftohtë të lumit Osum.

Të njëjtat burime konfirmojnë se peshkatari 45-vjeçar nuk kishte asnje pikë ujë në mushkëri dhe se vdekja ka ndodhur rreth orës 06:00 të mëngjesit.

Viktima Ilir Mejdani i përkiste komunitetit egjiptian dhe jetonte në lagjen “Çlirim” në Berat, me bashkëshorten dhe 3 fëmijët e tij. Ai peshkonte prej rreth 20-vitesh në ujërat e lumit Osum dhe peshkun që zinte e tregtonte me qeska nëpër qytet.

Burime nga të njohurit e miqtë e tij konfirmojnë se vitet e fundit Mejdani pinte shumë alkool dhe thuajse rrinte çdo ditë i dehur.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *