Gentjan Zenelaj zbulon punën e tij të parë, ”Kur kam qenë në Lezhë punoja si…”

Aktori i njohur Gentian Zenelaj së fundmi na ka zbuluar punën e tij të parë që ka bërë në adoleshencë.

I ftuar pasditen e sotme në emisionin “Rudina”, aktori i njohur shqiptar ka zbuluar për herë të parë se kur jetonte në Lezhë ai ka qenë edhe çoban me dhitë e dajave.

Gjatë intervistës Genti foli disi i mallëngjyer duke e quajtur atë kohë “të çmuar”, ku e shikonte jetën si një aventurë fëmijërie ndër të tjera u ndal edhe tek “puna “ e parë që ai ka bërë duke treguar me të qeshura se në Lezhë tek njerzit e tij të afërt kishte qenë çoban i një tufe të vogël me dhi.

Ndër të tjera Genti tha:

“Gjetja e një kujtimi për mua është shumë e çmuar. Më ndodh shumë shpesh në Lezhë kur ulem buzë Drinit, pi një kafe apo vendbanimit Ilir apo tek vendvarrimi i Skënderbeut, teksa rri mendueshëm ndër 100 mendimet që kam në kokë del një fill si tek filmi i Harry Potter del një fill nga koka dhe janë një varg kujtimesh të cilat vijnë që lidhen me fëmijërinë tënde.  Unë në Lezhë kam parë aventura të papara, unë në Lezhë kam qenë edhe çoban. Dajat e mi kishin një tufë me dhi, se atëherë sa filluan të mbanin bagëti, sa u krijua demokracia dhe unë Kalanë e Lezhës e njoh pëllëmbë për pëllëmbë sepse aty janë dhe gurët ciklopikë, janë ata gurët e mëdhenj, gurët Ilirë dhe për ne ishte një skenografi e jashtëzakonshme. Sa herë që unë shkoj në Lezhë, mundohem t’i gjej me sy kalatë, tani janë bërë shumë ndërtime dhe sa mirë do ishte Bashkia e Lezhës ti zbulonte ato gurë sepse janë të jashtëzakonshëm për t’u parë

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *