Gazetarët: Garda nuk na lejoi të bëjmë raportimet!

Një incident është regjistruar paraditen e sotme jashtë ambienteve të Kuvendit të Shqipërisë, ku u raportua se punonjësit e Gardës kishin bllokuar gazetarët që të kryejnë punën e tyre.  Ndërkohë punonjësit e medias kanë përgatitur një letër drejtuar, kryetares së Kuvendit, Lindita Nikollës, ministrit të Brendshëm, Taulant Ballad dhe drejtorit të Përgjithshëm të Gardës së Republikës, Gramos Sakos.

Gazetarët shprehen se punonjësit e Gardës kanë mendime të ndryshme për vendin ku duhet të rrinë gazetarët dhe kameramanët, duke urdhëruar zhvendosje të pajustifikuara. Ato shkruajnë gjithashtu se gardistë tengojnë gazetarët të marrin prononcime lirshëm dhe në lëvizje në pjesën e jashtme të godinës.

Po ashtu shprehen se pengohet hyrja në kohë e gazetarëve në Komisionet Parlamentare, duke mos na lejuar të dokumentojmë ngjarjet, qoftë këtu edhe dështimin e komisioneve apo aksionet në korridoret e Kuvendit.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *