20 minuta seancë! Deputetët e PD ndezin tymuese

Vetëm 20 minuta ka zgjatur seanca e sotme plenare. Shkak u bë kaosi që u krijua nga opozita, e cila që në nisje përmbysi karriget e më pas hodhi tymuese. Deputeti Saimir Korreshi është përjashtuar nga seanca pas ndezjes së tymueseve.

Shumica e projektligjeve u rrëzuan, për shkak se ishin propozuar nga deputetët e PD. Në seancë kishte debate të forta mes kryedemokratit Sali Berisha dhe Taulant Ballës, të cilët hodhën akuza të ndërsjellta mes tyre. Kujtojmë se Kryeministri Edi Rama edhe sot nuk ishte pjesë e seancës plenare, pasi ndodhet në Francë.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *