Garancia sovrane për bujqësinë/ Rama: 118 milion euro për bujqësinë, 6 mijë përfitues!

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot një takim në ministrinë e Bujqësisë për fondin e garancisë sovrane në dispozicion të fermerëve për të financuar kolateralin e kredive të bujqësisë, pjesë e paketës mbështetëse prej 4 miliardë lekësh.

Me një tjetër ndërhyrje të qeverisë shqiptare për të garantuar kreditë e fermerëve dhe sipërmarrjëve bujqësore. Kemi insistuar në mesazhin që është koha që çdo ditë ato që janë të angazhuar në prodhimin bujqësore të mendojnë me sytë nga e ardhmja dhe jo me kohën nga e shkuara. Koha e bujqësisë së mbijetsës ka perënduar. Ka perënduar koha e bujqësisë vetmitare e atyre që mbeten vetëm në kufijtë e ngastrës së tyre pasi është e pamundur, sado që të bëj shteti për to që të garantohet një ardhme më e mirë, sesa pamja e një mbijetese torturuese.

Me bankën evropian alokuam 118 milion euro për të ndihmuar sektorë jetikë si bujqësia dhe turizmi duke lehtësuar financimin e tyre. Ky mekanizëm hapi rrugën e një qasje në financa për agrobiznesin nëpërmjet një linje kredie dhe ndarjes së riskut. Dhe ajo që kemi sot para syve nuk është një arsye për të qenë plotësisht të kënaqur, por për të qenë të bindur se kjo është rruga. Janë 6000 përfitues nga fondi i garancisë dhe janë 72 mln euro të disbursuara nga ky fond.

Mbetet end enë dispozicion një pjesë e konsiderueshme e fondit. Ashtu siç vihet një dispozicion një fond tjetër nga garancia sovrane për të mundësuar kreditimin e bujqësisë. Koha e shtetit shpëtimtar ka vdekur bashkë me komunizmin. Shteti nuk është shpëtimtari është mbështetës dhe garant në aspektet që lidhen me lirinë e konkurrencës dhe garantimin e mekanizmave të aksesit në financa. Përtej kësaj shpëtimtarët e të ardhmes janë ata që i kanë vërë historitë e suksesit.’– tha Rama.

Nga ana tjetër guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Genc Sejko u shpreh se ka ardhur koha që qeveria të kthejë vëmendjen tek sektori bujqësor. Teksa foli për garancinë sovrane për të financuar kolateralin e kredive të bujqësisë, ai tha se bujqësia duhet të ketë ndihmë edhe nga qeveria.

‘Për të ilustruar me shifra thuajse gjysma e popullsisë në Shqipëri punon në zona rurale. Ky sektor gjeneron më pak se 20% të vlerës së shtuar në ekonomi. Është e qartë se zhvillimi i qëndrueshëm i vendit kërkon vëmendje më të madhe te bujqësia, në rritjen e popullsisë rurale. Mbështetja e fonde e sistemit bujqësor meriton kredi më të madhe nga banka. Problemet specifike të kreditimit janë evidentuar me kohë. Megjithatë mendoj se disa prej tyre janë drejt adresimit, ndërsa për pjesën tjetër zgjidhja e tyre duhet të jetë pjesë integrale e punës tonë. Sidoqoftë ky rrezik është drejt rehabilitimit. Përmirësimi i rrjetit rrugor, përmirëson këtë sektor dhe nga ana tjetër rritet zinxhiri i vlerës së shtuar. Kjo skemë ofron një kontribut të qenësishëm, si në formën e kredive direkte. Arsyeja e kreditimit ka të bëjë me fragmentarizmin e tokës bujqësore. Duke iu referuar të dhënave, një fermë e zakonshme shqiptare ka 1.2 hektarë tokë. Në të njëjtën kohë rreth 99% të bizneseve bujqësore punësojnë deri në 4 vet. Besoj se ka nevojë për ndërgjegjësim më të madh të fermerit shqiptar. Këto partneritete përmirësojnë askesin e fermerëve në kredi. Në shumë raste titulli i pronësisë mungon ose vlera e tij është e ulët. Banka e Shqipërisë gjykon se ka ardhur koha të kthejë vëmendjen te bujqësia”, tha Genc Sejko.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *