Gara në PD/ Kadilli mesazh demokratëve: Ndahuni nga rruga e vjetër, të punojmë së bashku për ndryshimin

Kandidati për kryetar për PD-në, Fatbardh Kadilli iu ka bërë thirrje për mbështetje të gjithë demokratëve në zgjedhjet e 13 qershorit.

Përmes një video-mesazhi të postuar në rrjetin social ‘Facebook’, Kadilli shprehet se mbështetja e demokratëve duhet për të kapërcyer kohën e tronditjes dhe hutimit. Ndër të tjera, ai thekson se ata duhet të ndahen nga rruga e vjetër.

Demokratë dhe mbështetës të Partisë Demokratike, kohët e vështira sjellin edhe mundësi të mëdha. Le t’i kapërcejmë tronditjen dhe hutimin. Të punojmë bashkë për tu ringritur. Me një projekt të ri, me një manifest politik të ri. Ringritja kalon nëpër rrugën e vështirë të një projekti të ri. Le të ndahemi nga rruga e vjetër. Ti demokrat, bëje partinë tënde, merr përgjegjësi, bëje vet karrierën tënde, zgjidhi vet perfaqësuesit e tu. Për veten tënde për të ardhmen tënde. Në një PD që fton, në një PD që bashkon. Unë ju ftoj të punojmë bashkë për një parti të ndryshimit, një PD të së ardhmes, një Shqipëri të mijëvjecarit! Demokrat – bëhu Zot i fatit tënd!”, shprehet Kadilli.

Mesazhi i Kadillit vjen disa ditë larg zgjedhjeve në Partinë Demokratike. 75 mijë demokratë pritet ti drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur kryetarin e ri. Rikujtojmë se në garë është kryetari aktual Lulzim Basha, Agron Shehaj, Edith Harxhi dhe Fatbardh Kadilli.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *