Gara në PD/ Fatbardh Kadilli: Kryetari i ri qëndron vetëm një mandat, të fitojë zgjedhjet ose të ikë

Kandidati për kryetar i Partisë Demokratike, Fatbardh Kadilli përmes një video-mesazhi në ‘Facebook’, ka propozuar ndryshimin e ‘rregullave’ të zgjedhjes së kryetarëve të partive.

Sipas Kadillit, kryetari i duhet të ketë vetëm një mandat 4-vjeçar dhe nëse nuk fiton zgjedhjet duhet të largohet.

Postimi i plotë:

PD-ja ime dhe juaja është streha e gjithkujt, por nuk mund te jete kurrë peng i askujt! Manifesti im politik i jep fund kryetarit-pronar. Propozimi im është që Kryetari të zgjidhet vetëm për një mandat 4-vjeçar dhe vetëm me një mision: Të fitojë zgjedhjet politike, me PD forcë e parë.

Kryetari ose fiton dhe bëhet Kryeministër, ose shkarkohet dhe shkon në shtëpi. Kryetari që humb zgjedhjet nuk mund të rikandidojë më. Ky është manifesti im politik. Unë jam Bardh Kadilli. Në garë për një PD të hapur, të pastër, të bashkuar, fituese.


Deklarata vjen 3 ditë para zgjedhjeve në Partinë Demokratike. 75 mijë demokratë pritet ti drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur kryetarin e ri. Në garë është kryetari aktual Lulzim Basha, Agron Shehaj, Edith Harxhi dhe Fatbardh Kadilli.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *