“Futi 12 dhe nxorri 6 ballokume”, Kryemadhi: Çamë rrjetin, të mos na fusin duart tek tepsia

Pak ditë më parë u bë virale një video ku kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, fuste 12 ballokume në furrë e nxirrte 6. Me gjasë ishte një gabim nga stafi në montimin e videos, ku Kryemadhi shfaqej duke futur 12 ballokume në furrë. Këto pamje bënë xhiron e rrjetit, e duke shfrytëzuar këtë situatë, Kryemadhi ka hedhur thumbin e radhës.

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ndodhet sot në Elbasan, ku ka prezantuar kandidaten për deputete Mimoza Trimi. Teksa u ndal tek videoja, Kryemadhi tha se ballokumet i bënë në shtëpinë e kandidates për deputete, dhe sqaroi edhe njëherë se ishte vajza e saj që u sugjeroi t’i ndanin në dy tepsi.

“Me ballokumet që bëmë te shtëpia jote, çamë rrjetin. I ndamë në dy tava. Sipas gojëdhënave, dolën shumë të mira. Do bëjmë prapë që ti fusim gjashtë dhe të nxjerrim gjashtë, të mos na fusë Marta duart te tepsia”, tha Kryemadhi.

Kryetarja e LSI shtoi më tej se është krenare që në listën e Elbasanit përfaqësohen nga gra. “Jam krenare që në listën e Elbasanit përfaqësohemi me katër gra. Janë një ekip i jashtëzakonshëm. Brishtësia e gruas do të jetë mu në zemër të qytetit të Elbasanit. Përfaqësimi ynë nëpërmjet Mozës dhe Klaudias është i domosdoshëm”, theksoi Kryemadhi.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *