Futbolli shqiptar në zi! Ndërron jetë legjenda e Tiranës

Moment i trishtë në historinë e futbollit të Tiranës, pasi mbrëmjen e djeshme ka ndërruar jetë në moshën 85-vjeçare ish-kapiteni bardheblu, Nuri Bylyku, një legjendë e klubit.

Nuri Bylyku ishte mesfushori luftarak i skuadrës së Tiranës, ku gjithashtu ishte kapiteni i parë i skuadrës së Tiranës, që në përfundim të sezonit 1964-1965 do të ngrinte trofeun e kampionit të Shqipërisë.

Pasi i dha fund karrierës sportive, Bylyku nuk u largua nga klubi i Tiranës, duke u pozicionuar si trajner, inspektor dhe shef klubi.

Familja e madhe bardheblu është në zi, pasi ka humbur legjendën e madhe i cili gjithë jetën e tij ia kushtoi klubit të Tiranës.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *