Fundi i prillit për plazh, po muaji maj? Meteorologia jep lajmin e keq

Dita e sotme ka filluar e kthjellët me vransira të lehta dhe kalimtare dhe në mesditë do të shfaqen reshjet e shiut, por termometri vazhdon të jetë me temperatura të larta.

Është dita e Diel e cila sjell 4 gradë rënie, në mëngjes dhe në mesditë.

Siç shihet moti vazhdon të jetë i paqëndrueshëm, ku brenda një fundjave kushtet atmosferike kalojnë në ekstreme.

Meteorologia Tanja Porja bën me dije se edhe muaji maj do të jetë njësoj i paqëndrueshëm. Këto hyrjet 3-4 ditore të masave ajrore nga veriu i kontinentit do të na vizitojnë shpesh gjat muajit maj.

Muaji Prill vetëm në ditët e fundit do të stabilizohet me tepmeratura mjaft të larta ku mund të shijohet edhe plazhi.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *