Fredi Beleri padit Ballën për shpifje: Kam kërkuar dëmshpërblim prej 1 milionë lekësh

Kandidati për Kryetar Bashkie të Himarës, Fredi Beleri siç paralajmëroi në 28 shkurt, ka ngritur padi për shpifje ndaj kreut të grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla. Ky i fundit në një deklaratë për mediat, teksa foli për kandidatin e Rithemelimit për bashkinë e Himarës tha se është i turpshëm kandidimi i një personi të dënuar për masakrën e Peshkëpisë.

Beleri reagoi duke thënë se gjykata e Krimeve të Rënda e kishte shpallur atë të pafajshëm për masakrën e Peshkqpisë dhe shtoi se do të padiste Ballën për shpifje.

Së fundmi pasi depozitoi padinë në gjykatë, Beleri tha se ka kërkuar dëmshpërblim prej 1 milionë lekësh të reja.

“Edhe pse e paralajmërova zotin Taulant Balla se ai do të mbajë përgjegjësi para drejtësisë për deklaratat e tij shpifëse dhe të rreme ndaj meje, ai vazhdoi të mbështesë shpifjet e tij. Sot kam ngritur dhe depozituar padi. Me anë të së cilës kam kërkuar dëmshpërblim prej 1.000.000 lekësh të cilat do t’ia dhuroj të gjithë shumën “Shtëpisë së Foshnjës Vlorë”- deklaron Beleri.

Ai tha se akuzat e Ballës vijnë si rezultat i frikës që PS ka së në 14 maj do të humbasë zgjedhjet në bashkinë e Himarës.

Në 25 janar, Sali Berisha firmosi marrëveshjen e koalicionit me PBDNJ-në e Vangjel Dules për zgjedhjet vendore të 14 majit, duke i dhënë kandidatët në Bashkitë e Himarës, Dropullit dhe Finiqit. Deri më tani nga rradhët e PBDNJ, është konfirmuar kandidimi i Fredi Belerit për bashkinë e Himarës.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *